Ermal Metën, artisti me origjinë shqiptare që na emocionoi të gjithëve krenarë kur së bashku me Fabrizio Moro, me këngën “Non mi avete fatto niente” fituan Sanremon në vitin 2018. Artisti i cili është bërë i njohur nga muzika e tij, këtë herë ka sjellë një formë të re të artit të tij, ai ka shkruar një libër “Nesër e përgjithmonë”.
Fillesat e ngjarjeve të këtij romani janë në fund të Luftës së Dytë Botërore e vijon në vitet e komunizmit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Ermal Meta ka zbuluar disa detaje të librit, ku ka treguar për arsyen që e shtyu të shkruante këtë libër, dhe paksa për subjektin e këtij romani.
Blendi Fevziu: Një libër i ri “Nesër e përgjithmonë”. Edhe kopertina shumë interesante. Pjesa më e madhe mund të priste një libër me kujtime, një rrëfim nga jeta në emigracion, ose raporti në shoqërinë shqiptare dhe emigracionit, në fakt është një roman.
Ermal Meta: Ma kishin kërkuar disa herë, por do ishte diçka shumë normale.
Blendi Fevziu: Edhe do ishte edhe s’do ishte, sepse vetë jeta juaj, raporti mes dy shoqërive të ndryshme, emigracionijanë elementë që trazojnë çdo shoqëri të botës.
Ermal Meta: Nuk doja të flisja për jetën time. U nisa nga ideja që në Itali njohin shumë pak për shqipërinë nga viti 45-90. Unë them në përgjithësi nuk njohin. Fotografitë nëpër artikuj ishin gjithmonë ato të 91.
Blendi Fevziu Edhe pse unë mendoj se italianët dinë mpak se çdo kombësi tjetër për Shqipërinë.
Ermal Meta: Imagjino të tjerët sa pak dinë.
Blendi Fevziu Kjo është normale për një vend të vogël. Kjo ndodh me shumë vende të tjetra të vogla. Pra ju thoni se italianët thuajse nuk dinë asgjë për Shqipërinë. Nuk dinë për periudhën komuniste apo në përgjithësi për Shqipërinë.
Ermal Meta: Unë them në përgjithësi nuk dinë. Për çdo argument që kam folur. Fotografitë nëpër artikuj ishin gjithmonë ato të ’91, të anijes “Vlora”.
Blendi Fevziu Megjithatë duhet të jetë pak traumatike, të mendosh që një shoqëri si shoqëria italiane që kishte krijuar një distancë nga Lufta e dytë Botërore, befas shfaqet një seri anijesh me njerëz që ishin të veshur shumë ndryshe, që kishin një filozofi ndryshe mbi botën, që nuk dinin asgjë mbi modernizmin dhe që u derdhën në portin e Barit. Si të mos ishte shokuese?!
Ermal Meta: Po por, mua nuk më interesonte kjo. Kjo është e vetmja gjë që italianëve u ka mbetur në mëndje. Nuk njohin shkaqet që çoi te kjo traumë. Arsyen që ka sjellë te ajo traumë. Shkaqet e një shoqëria, shkaqet politike, shkaqet shoqërore. 45 vite komunizmi që kanë lënë shenja të thella.
Blendi Fevziu: Donit të shkruanit diçka që të tërhiqte vëmendjen e italianëve për Shqipërinë.
Ermal Meta: T’u tërhiqja vëmendjen e t’u tregoja se gjithçka ka një arsye. Edhe këto imazhe kanë një arsye,ka arsye që na sollën ta bënim diçka të tillë, dëshpërim, shpresë për të patur jetë më të mirë./tvklan.al












Botërori 2026 
