Janë protestat më masive të gjinisë femërore në Turqi. Gratë dolën nëpër rrugë në qytetet më të mëdha të vendit, Stamboll Ankara apo Izmir. Janë kundër largimit të Turqisë nga marrëveshja e Stambollit që e konsiderojnë një mburojë për jetën e tyre. Gratë organizuan thjesht marshim, por u përballën me reagim e ashpër policor. Këta të fundit ushtruan dhunë jo vetëm nga policë meshkuj, por edhe femra.

Prej ditësh në politikën dhe opinion turk po flitet për tërheqjen e Ankarasë zyrtare nga Marrëveshja e Majit të vitit 2011 që u firmos nga 20 shtete të botës në Stamboll. Janë deputetë të partisë në pushtet AKP që kërkojnë diçka të tillë ndërsa nisma është përkrahur edhe nga një organizatë rinore që drejtohet nga djali i Presidentit, Bilal Erdogan. Vetëm kreu i shtetit turk nuk është shprehur ndërsa kalimi në Kuvend pritet të ndodhë në sesionin e ri parlamentar.

Marrëveshja e Stambollit u jep të drejta grave dhe fëmijëve si dhe barazia me gjininë mashkullore ka për qëllim minimizimin e dhunës në familje dhe parashikon ashpërsi për dhunuesit apo vrasësit.

Klan Plus