Këngëtari po përgatitet të japë koncerte për fansat meksikanë

Justin dhe Hailey Bieber janë duke shijuar pushimet e tyre në Meksikë.

Çifti u shfaqën më të dashuruar se kurrë ndërsa nuk munguan përqafimet dhe përkëdheljet me njëri-tjetrin në bordin e një jahti luksoz.

25-vjeçarja u shfaq me bikini me lule, ndërsa këngëtari ekspozoi tatuazhet e tij me një palë pantallona ngjyrë vjollcë. Hailey dukej mahnitëse si zakonisht, ndërsa falë rrobave të saj të banjos u ekspozua plotësisht fiziku i saj i palestruar.  

Çiftit iu bashkua edhe qeni i tyre Yorkie, ndërsa ajo dhe Justin u ulën në kuvertën e jahtit për të shijuar rrezet e diellit. Dyshja aktualisht po e shfrytëzojnë maksimalisht kohën e tyre në Meksikë, ku Justin ka planifikuar dy shfaqje.

Klan News