Aplikoni në loveisland.tvklan.al

Bëhuni gati për spektaklin më gjigant në historinë e televizionit shqiptar!

Televizioni Klan dhe Luana Vjollca hapin audicionet për t’u bërë pjesë formatit më të suksesshëm ‘Reality Dating Show’ në botë: “Love Island”.

Spektakli që bëri për vete miliona shikues në mbarë globin dhe që ka thyer rekorde audience në më shumë se 25 shtete të botës, “Love Island” do të jetë programi i nxehtë që moderatorja dhe autorja e njohur premtoi për shikuesit e saj besnikë në përfundimin e spektaklit “Zemër Luana”:

“Projekti për të cilin e keni fjalën dhe që ka qarkulluar gjithandej, mendoj që një projekt i nxehtë dhe i zjarrtë si ai, meriton edhe një kohë të nxehtë dhe të zjarrtë, kështu që duhet të kalojnë edhe ca të diela”, tha Luana Vjollca, duke nënkuptuar se do të fillojë shumë shpejt.

Tanimë shpirti juaj binjak mund të jetë në “Ishullin e dashurisë” dhe nga ky moment ju mund të aplikoni menjëherë për t’u bërë pjesë e kësaj aventure televizive, ku në fund jo vetëm do të mund të fitoni dashurinë, por edhe shumën e çmimit të madh.

“Për t’u bërë protagonistë në formatin hit të reality-t të momentit, të gjithë  interesuarit mund të klikojnë në website e Tv Klan, loveisland.tvklan.al, aty do të ketë një formular aplikimi online dhe më pas do të vijojë edhe përzgjedhja e kandidatëve”, shpjegon Albert Dumani, Drejtor i Programacionit në Tv Klan.

Konkurrentët do të duhet të qëndrojnë të izoluar në një vilë luksoze të vëzhguar nga kamera.

Për të vijuar rrugëtimin e tyre ata duhet të shoqërohen me një tjetër konkurrent deri në fund të spektaklit për dashurinë e vërtetë, miqësinë apo për të fituar çmimin e madh.

“Jam e bindur që do të kthehet në një sensacion për të gjithë grupmoshat, siç e kemi qëllimin gjithmonë që të përfshijmë të gjitha familjet shqiptare. Të gjithë ata që aspirojnë patjetër ekranin do të gjejnë këtu jo vetëm famën dhe suksesin, por edhe dashurinë e tyre të vërtetë”, shprehet moderatorja Luana Vjollca.

Çdokush që mbetet beqar apo i vetëm, eliminohet nga “Love Island”, por edhe publiku ka një rol të rëndësishëm në vendimet që merren brenda vilës.

“Televizioni Klan ka ndërmarrë përsipër një investim kolosal për një program televiziv. Ne kemi nisur projektimin dhe ndërtimin e një vile krejtësisht të re, një vilë super luksoze e cila do të mbajë brenda beqarët më seksi shqiptarë, në kërkim të dashurisë së vërtetë”, shton Dumani.

Të gjithë do të përballen me lojëra dhe sfida për të testuar aftësitë e tyre fizike e mendore për të shpallur në fund çiftin fitues.

Apliko tani në loveisland.tvklan.al

Mos harroni: Nën drejtimin e Luana Vjollcës ju pret një aventurë e jashtëzakonshme, së shpejti në Tv Klan!

Tv Klan

/tvklan.al