Qindra fansa në radhë për të blerë muzikë dhe objekte të grupit

Është hapur në Londër të Britanisë së Madhe dyqani i parë i grupit të famshëm Rolling Stones. Fansat ishin mbledhur që herët në mëngjes në pritje për të blerë veshje, disqe muzikore dhe objekte të tjera të idhujve të tyre të rrokut.

I vendosur në rrugën famëkeqe Carnaby Street, në të cilën grupi bënte prova në fillimet e tij, dyqani është një udhëtim në kohë.

Në një prej mureve të dyqanit është vendosur një ekran ku shfaqet një film mbi jetën e grupit të rrokut, një tjetër instalim transmeton në audio hitin e viteve 60 “Paint It Black” dhe akoma më intime bëhet gjendja kur shikon objektet personale të tyre. Këtë javë Stones lëshuan një version të ri të albumit të tyre të vitit 1973, “Goats Head Soup”, i cili ndodhet edhe ne dyqan.

Tv Klan