Në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Rritjen e Qëndrueshme në Athinë, ministri i Jashtëm, Igli Hasani vuri theksin tek integrimi i Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian.

Diplomati shqiptar deklaroi se qasja e BE-së për këtë proces duhet të ndryshojë.

“Për shkak të një mjedisi sigurie të prekur, zgjerimi është sërish në qendër të skenës, si një imperativ strategjik kritik që ka implikime të rëndësishme për stabilitetin, prosperitetin dhe unitetin e Evropës në të ardhmen.”

Ministri Hasani theksoi se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor do të sillte zhvillimin ekonomik.

“Hapat gradual të integrimit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes, do të hapin dyert për tregun e vetëm, duke katalizuar zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimet infrastrukturore, duke reduktuar kështu pabarazitë ekonomike brenda Evropës.”

Hasani ishte pjesë e panelit “Perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tij për të ardhmen e Evropës”, bashkë me kryeministrin serb Milos Vuçeviç, ish-kryeministrat grek e maqedonas Papandreu dhe Buçkovski.

Klan News