Në ndeshjen e parë të Serisë A, kampionët e Interit nuk shkuan më shumë se barazimi 2 me 2 ndaj Xhenoas. Ne stadiumin “Marassi” ishin vendasit që gjetën të parët golin në minutën e 20-të. Somer gaboi në goditjen me kokë të Banit, topi goditi traversën dhe Voljako ishte më i shpejti duke realizuar.

Por Turam gjeti golin e barazimit në të 30 me një goditje të bukur me kokë. Interi vijoi presionin për të krye përmbysjen që në pjesën e parë, por portieri Golini bëri mrekulli në tentativën e Lautaros, ndërsa Badejl shpëtoi portën pas përpjekjes së Dimarkos.

U duk sikur Interi do të merrte trepikëshin e kësaj sfide kur drejt fundit të takimit, në minutën e 83-të Turam i dha avantazhin zikaltërve. Por Xhenoa nuk u dorëzua dhe falë presionit arriti të fitonte një 11-metërsh në minutat shtesë të ndeshjes, kur Bisseck preku topin me dore brenda në zonë.

Nga pika e bardhë gjuajti Mesias, portieri Zomer priti, por braziliani u tregua i vëmendshëm dhe nuk gaboi në tentativën e dytë. Sfida u mbyll në barazim 2 me 2, me te dyja ekipet që ndanë nga 1 pikë.

Në minutën e 85 u aktivizua edhe Kristjan Asllani, por mesfushori i kombëtares shqiptare nuk arriti të lërë shumë gjurmë në kët sfidë të parë të Interit.

Klan News