Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet ende në Prishtinë ku kaloi natën në selinë e Eulex-it. Gjatë ditës ai pritet të takojë disa prej familjarëve të tij.

Ai takoi gruan dhe 3 vëllezërit e tij të cilët në dalje thanë se është mirë me shëndet, po s’kanë të drejtë të flasin.

Pas takimeve, Thaçi u nis drejt Hagës.

Ai erdhi dje në Kosovë, kur fillimisht ishte tek varri i babait të tij dhe më pas në shtëpinë e tij në Burojë ku takoi ndarasi nënën, motrën dhe gruan e tij./tvklan.al