Largimi i Cristiano Ronaldo nga Real Madrid mund t’i hapë rrugë një tjetër rekordi në merkaton e futbollit pas kalimit të Neymar nga Bercelona tek PSG.

Mediat britanike publikuan lajmin se për blutë e Londrës vlera e Hazard është më shumë se 225 milionë euro. Kjo do të thotë se një marrëveshje e mundshme mes Realit dhe Chelasea për futbollistin do ta eklipsonte marrëveshjen prej 222 milionë që PSG shpenzoi për Neymar verën e shkuar.

Hazard është nën kontratë edhe për dy vite me Chelsea, por në përfundim të kupës së botës, ai tha se është koha për të parë për një tjetër sfidë në karrierë. Drejtuesit e klubit shpresojnë ta bindin të qëndrojë në Londër teksa pritet një epokë e re nën drejtimin e Maurizio Sarri. Pak kohë më parë belgu Hazard, deklaroi se klubi duhet të afrojë lojtarë cilësorë. Pritet t’i bashkohet skuadrës Gonzalo Higuaiin dhe Daniele Rugani.

Tv Klan