Presidenti izraelit Isaac Herzog rifilloi konsultimet me partitë e zgjedhura në Knessetin e ri, për të përcaktuar se kujt do t’ia besojë detyrën e formimit të qeverisë së ardhshme.
Sipas mediave izraelite, Herzog mbajti bisedime me disa parti më të vogla të mërkurën në mbrëmje.
Secilës parti i kërkohet të propozojë një kandidat për kryeministër, përpara se presidenti të vendosë se cili ligjvënës do të ketë mundësinë e parë për të formuar një koalicion.
Partia “Likud” e Netanyahut dhe “Fuqia Hebreje” e Ben Gvir kanë mbështetur kryeministrin aktual, ndërsa “Yashar”, Demokratët, “B’Yachad” dhe “Ra’am” kanë shprehur mbështetjen e tyre për Gadi Eisenkot.
Ndërkohë sipas Times Of Israel, Partia “United Torah Judaism” ka vendosur të mos propozojë as Netanyahun dhe as Eisenkot.
Edhe “Lista e Përbashkët”, e udhëhequr nga arabët, nuk ka bërë të ditur se kë do të mbështesë; qëndrimi i saj pritet të bëhet më i qartë pas takimit me Herzog.
Blloku i Netanyahut fitoi 53 vende në Knesset-in me 120 anëtarë. Partitë opozitare të rreshtuara me Eisenkot fituan 48 vende, ndërsa “Lista e Përbashkët” dhe “Ra’am” kanë së bashku 19 vende.
Për një shumicë parlamentare nevojiten 61 vende.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
