Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Hidhet në erë lapidari që përkujton krijimin e Brigadës së 18 Sulmuese në Sllovë të Dibrës. Ngjarja ka ndodhur 24 orë pas homazheve të zhvilluara nga ish-kryeministri Nano dhe ministrat Milo dhe Rrapi në 55-vjetorin e çlirmit të kësaj zone. Kjo ngjarje e rëndë kundër simboleve Antifashiste ka ndodhur pak orë pas hedhjes në erë edhe të memorialit të njohur të “5 Heronjve të Vigut” në rrethin e Shkodrës.

Këto akte janë dënuar në një deklaratë zyrtare dhe nga qeveria shqiptare. Ajo shprehet e vendosur për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore dhe morale. Ndërkohë qeveria Majko u angazhua menjëherë pas këtyre ngjarjeve, të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për restaurimin e tyre./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego