“Tulipanët” të parët e grupit pas fitores me Norvegjinë, Turqia, Uukraina dhe Uellsi në play-off

Me fitoren 2-0 kundër Norvegjisë Holanda siguron një vend në botërorin Katar 2022, pasi e mbyll e para e Grupit G me 23 pikë.

Pa Halandin në fushë, nordikët nuk i përballuan dot “tulipanët” dhe nuk siguruan as kalimin në play-off.

Ndërkohë që me suksesin në transfertë me rezultatin 1-2 kundër Malit të Zi, Turqia siguron vendin e dytë të grupit dhe ka një mundësi për të shpresuar për të qenë në Katar 2022.

Në Grupin D, është Ukraina që shkon në play-off, pasi mundi në transfertë Bosnjën me rezultatin 2-0 e përfitoi nga humbja e Finlandës në shtëpi kundër Francës.

Barazimi 1-1 kundër Belgjikës i siguroi Uellsit vendin e dytë të Grupit E.

Republikës Çeke nuk i mjaftoi fitorja kundër Estonisë 2-0 për të shpresuar për një vend në botëror. Por edhe kjo kombëtare shkon në play-off në sajë të renditjes nga pjesëmarrja në Ligën e Kombeve.

Klan News