Një 37-vjeçar në fshatin Selimaj të Tropojës ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me armë gjahu.

Sipas informacioneve policore, viktima me iniciale A.M. u vetëplagos me çifte në banesën e tij, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat policore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e kësaj ngjarje.

Hetuesit do të pyesin familjarët e viktimës, të cilët pritet të sqarojnë si ndodhi ngjarja e rëndë. /tvklan.al