Një apartament dhe pesë sipërfaqe toke kalojnë në favor të shtetit

Një apartament me sipërfaqe 130 metër katror dhe 5 sipërfaqe toke në total 34 mijë metër katror në pronësi të Emiljan Shegës dhe të afërmeve të tij do t’i kalojnë përfundimisht shtetit.

Vendimi për pasuritë e të dënuarit për si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milionë Paund u dha nga Gjykata e Posaçme e Apelit, nga trupa gjykuese me Nertina Kosova (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Saida Dollani (anëtare).

Klan News

/tvklan.al