Do të bëhet 41 vjeç duke luajtur në fushë

Çdo dyshim është shuar, Zlatan Ibrahimoviç do të qëndrojë edhe 1 sezon te Milan. Sipas mediave italiane, marrëveshja është arritur dhe pritet që firma kontratë të hidhet në ditët e ardhshme që do të thotë se do të jetë në fushë në moshën 41-vjeçare duke luajtur në nivele të larta.

Diçka e tillë ishte paralajmëruar edhe pse Ibra nuk pati një paraqitje të kënaqshme në sezonin e fundit për shkak të dëmtimeve. Ai shënoi 8 gola dhe dha 3 asiste në 23 takime të Serie A.

Paga bazë do të shkojë në rreth 1 milionë e gjysmë Euro, ndërsa do të shtohet në varësi të rezultateve që do të japë në fushë. Zlatan Ibrahimoviç erdhi te Milan në Janar të 2020, duke nisur aventurën e dytë me këtë fanellë pas asaj mes viteve 2010 deri 2012.

Tv Klan