Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar në ditën e dytë me shembjen e ndërtesave të paligjshme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorës.
Sot nga aksioni i IKMT janë prishur 10 godina, kryesisht lokale të vogla. Bëhet fjalë për ndërtesa pa leje dhe që nuk janë kualifikuar nga procesi i legalizimit.
Aksioni i IKMT për shembjen e këtyre godinave do të vazhdojë edhe ditët në vijim. /tvklan.al












Botërori 2026 
