Muaji gusht vijon të mbetet një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për lëvizjet e qytetarëve shqiptarë, por edhe për flukset e turistëve të huaj që zgjedhin Shqipërinë për pushime.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë gushtit në territorin e vendit kanë hyrë rreth 3.45 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, prej të cilëve rreth 2.4 milionë janë shtetas të huaj duke shënuar rritje me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Ndërsa nëse i referohemi shifrave zyrtare të INSTAT për periudhën Janar-Gusht të këtij viti vendin tonë e kanë vizituar mbi 9.4 milionë të huaj duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me vitin 2025.
Këto shifra konfirmojnë konsolidimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues në turizmin ndërkombëtar duke u përkthyer njëherësh në një ecuri me zhvillim të qëndrueshëm të sektorit turistik.
Ndërkohë referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, edhe daljet e shtetasve të huaj nga Shqipëria kanë shënuar rritje gjatë këtij viti.
Në tetë muaj rreth 9.3 milionë shtetas të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i vendit duke shënuar një rritje prej 5.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 