Balluku: Me 1% më pak fitojmë 28 mln USD në buxhet

Si pjesë e masave të kursimit të energjisë në të gjitha institucionet shtetërore do të ngarkohet një person për zbatimin e rregullave. Gjatë një takimi sensibilizues në shkollën “Lasgush Poradeci” në Tiranë, zv/kryeministrja Belinda Balluku kërkoi që kjo të shtrihet edhe në shkolla.

Balluku tha se për buxhetin e shtetit ka shumë rëndësi kursimi i energjisë në situatën aktuale. Shqipëria nuk do të ketë ndëshkime për qytetarët, por Balluku kërkoi përgjegjësi nga të gjithë.

Së bashku me Ministren e Arsimit Evis Kushi u diskutua që si pjesë e kurrikulës arsimore të ketë edhe një hapësirë për kursimin e energjisë.

Tv Klan