Zikaltërit ‘blindojnë’ zonën Champions, Milan fiton me Lazion
Inter konfirmon momentin pozitiv në kampionat. Zikaltërit regjistruan fitoren e katërt radhazi, këtë herë ndaj një rivali direct në garën për Kupat e Europës ndaj Romës.
Skuadra e Inzaghit triumfoi 2-0, me një gol të shënuar në secilën pjesë. Në “Olimpico”, Di Marco dërgoi në delir tifozët e Interit. Me këto shifra skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjeve, ndërsa në të dytën, Lukaku vulosi fitoren e Interit.
Belgu shënoi golin e tretë në 4 ndeshjet e fundit, ku ka asistuar edhe në tre raste. Pas kësaj fitoreje Inter ngjitet në kuotën e 63 pikëve dhe distancohet me ndjekësit në garën për një vend në Champions League.
Milan rikthehet tek fitorja në kampionat dhe ngjall shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë nuk toleruan aspak ndaj Lazios, për ta dominuar dhe mposhtur me shifrat 2-0.
Pas dy barazimeve me Romën dhe Cremonese, skuadra e Piolit u shfaq e uritur për të fituar dhe ia doli për të marrë 3 pikët. Benaser ishte ai që hapi llogaritë, pas një aksioni të ndërtuar nga një gabim në mbrojtjen e Lazios. Pas gjysmë ore loje, Theo Hernandez “shpiku” një goditje nga jashtë zonës për të tundur sërish rrjetën e kryeqytetasve.
Një gol tepër i bukur nga ana e realizimit, me Milan që tashmë ngjitet në kuotën e 61 pikëve. Ndërsa Lazio e dorëzuar në garën për titull rrezikon edhe duelin për një vend në Champions League. Bardhekaltërit pësuan humbjen e tretë në katër sfidat e fundit, duke mos arritur t’i arratiset rivalëve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
