Interi kërkon të reagojë menjëherë pas humbjes në derbi ndaj Milanit, disfata e katërt radhazi në përballjet direkte me kuqezinjtë.

Një rezultat që ka ngritur pikëpyetje mbi skuadrën e Cristian Chivut, e cila po kalon një moment të vështirë, si në rezultate, ashtu edhe në paraqitjet në fushë.

Zikaltërit kanë humbur përkohësisht kreun e renditjes dhe shqetësim mbetet edhe reparti defensiv, me 13 gola të pësuar në 10 ndeshje.

Një tjetër problem është tendenca për t’i dhënë kundërshtarit mundësi të marrë avantazhin. Në 6 nga 10 ndeshjet e kampionatit, Interi e ka gjetur veten në disavantazh.

Në Appiano Gentile, Chivu ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me futbollistët, duke kërkuar më shumë përqendrim, unitet dhe mbi të gjitha reagim.

Trajneri duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat e rëndësishme, ndërsa ngarkesa e kalendarit dhe lodhja e akumuluar kanë ndikuar në paraqitjet e skuadrës.

Rikthimi i Lautaro Martinez pritet të jetë një element i rëndësishëm për të rikthyer cilësinë, personalitetin dhe forcën sulmuese të zikaltërve.

Tashmë, vëmendja zhvendoset te Champions League në ndeshjen ndaj Feyenoord në Rotterdam, ku Interi synon fitoren e dytë në kompeticion, pas suksesit ndaj Shakhtarit.

Më pas, zikaltërit do të rikthehen në kampionat, ku të shtunën i pret Como në San Siro.

Klan News

/tvklan.al