Mediat: Trump ka informuar Netanyanun për ‘marrëveshje’ me Iranin
Mediat amerikane raportojnë se Donald Trump i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se ndërmjetësit po punojnë për një marrëveshje mes SHBA-ve dhe Iranit.
Sipas raportimit të Axios, dokumenti synon t’i japë fund zyrtarisht luftës dhe të hapë një periudhë 30-ditore negociatash për programin bërthamor iranian.
Në bisedime përfshihet edhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës në botë. Burimi i lajmit citohet të jetë një zyrtar amerikan.
Netanyahu i zemëruar pas telefonatës me Trump për Iranin
Benjamin Netanyahu raportohet se ka qenë shumë i zemëruar pas një bisede telefonike me Donald Trump, lidhur me negociatat për Iranin.
Sipas mediave amerikane, SHBA-të dhe Irani po punojnë për një draft të ri marrëveshjeje paqeje. Netanyahu mbetet skeptik ndaj bisedimeve dhe kërkon vazhdimin e luftës për të dobësuar më tej kapacitetet ushtarake të Iranit.
Burimet thonë se Izraeli druhet se marrëveshja mund të forcojë pozitën e Teheranit.
Teherani: Negociatat me SHBA-të vazhdojnë mbi planin me 14 pika
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, bisedimet me SHBA-të po vijojnë përmes Pakistanit.
Diskutimet bazohen në tekstin me 14 pika të paraqitur nga Teherani.
Ministri pakistanez i Brendshëm, Mohsin Naqvi, ndodhet në Teheran për të lehtësuar dialogun. Ky ndërmjetësim synon të përshpejtojë komunikimin mes palëve.
SHBA-të dhe Irani drejt marrëveshjes, por ka ende disa çështje që…
Sipas mediave izraelite, ka pasur përparim në negociatat mes SHBA-ve dhe Iranit për një memorandum mirëkuptimi, me ndërmjetësim të Pakistanit.
Ky dokument pritet të shërbejë si bazë për bisedime të mëtejshme mes palëve.
Megjithatë, ende ekzistojnë disa kundërshti në pika të rëndësishme. Diskutimet po vazhdojnë për të arritur një kompromis.
Mbretëria e Bashkuar arrin marrëveshje tregtare me 6 shtetet e Gjirit

Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar një marrëveshje të shumëpritur tregtare me gjashtë vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), duke shënuar marrëveshjen e parë të këtij lloji mes bllokut dhe një vendi të Grupit të Shtatë (G7).
Marrëveshja përfshin Bahreinin, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pritet të sjellë përfitime ekonomike, edhe pse të kufizuara, për ekonominë britanike.
Sekretari britanik për Biznesin dhe Tregtinë, Peter Kyle, e ka cilësuar marrëveshjen si një sinjal besimi në një kohë pasigurie globale.
“Në një kohë paqëndrueshmërie në rritje, ky njoftim dërgon një sinjal të qartë besimi”, u shpreh ai.
Sipas marrëveshjes, do të hiqen tarifat me vlerë rreth 580 milionë paund (778 milionë dollarë) për eksportet britanike drejt vendeve të Gjirit, duke përfshirë produkte ushqimore, pajisje mjekësore dhe mallra të prodhimit të avancuar.
Kryeministri britanik Keir Starmer i ka quajtur shtetet e Gjirit “partnerë të çmuar ekonomikë”, duke theksuar se marrëveshja thellon marrëdhëniet mes palëve dhe hap mundësi të reja për tregti dhe investime.
Trump kërcënon Iranin? Të firmosin marrëveshjen ose do shkatërrohen
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani tashmë “e respekton” Amerikën dhe paralajmëroi se Teherani duhet të zgjedhë mes marrëveshjes dhe përballjes me furinë amerikane.
Ai i bëri komentet gjatë një fjalimi para kadetëve të Coast Guard Academy.
Trump shtoi se “do të shihet çfarë do të ndodhë”, duke lënë të hapur mundësinë e tensioneve të mëtejshme mes dy vendeve.
Irani: Kërkojmë të drejtën tonë, negociatat vazhdojnë
Irani konfirmoi se negociatat me Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë me ndërmjetësimin e Pakistanit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, deklaroi se kërkesat e Teheranit janë “një e drejtë legjitime” dhe jo një kërkesë e re.
Sipas mediave iraniane, bisedimet synojnë uljen e tensioneve dhe arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.
Mediat arabe: Shumë pranë marrëveshjes SHBA-Iran
Sipas mediave arabe, SHBA-të dhe Irani janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme.
Raportohet se teksti i dokumentit po përpunohet dhe njoftimi zyrtar mund të vijë brenda pak orësh.
Media Al Arabiya thotë se shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, mund të vizitojë Iranin për të shpallur versionin përfundimtar të marrëveshjes.
Shakaja pa kripë e Trump: Mund të bëhem kryeministër në Izrael
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi me shaka para gazetarëve se gëzon mbështetje shumë të lartë në Izrael.
Ai tha se sipas sondazheve ka “99% pëlqyeshmëri” në Izrael dhe shtoi se mund të kandidojë edhe për postin e kryeministrit atje.
Trump u shpreh se pas përfundimit të angazhimeve politike në SHBA, mund të shkojë në Izrael për të hyrë në politikën e këtij shteti. Deklarata e tij tërhoqi vëmendje të madhe në media dhe rrjetet sociale.
Teherani mohon se Ghalibaf nuk po udhëheq më negociatat me Iranin
Drejtori i qendrës së shtypit parlamentar ka mohuar se Presidenti Mohammad Ghalibaf nuk po udhëheq negociatat me Iranin.
“Lajmi se Ghalibaf ka dhënë dorëheqjen nga udhëheqja e ekipit negociator është një gënjeshtër e plotë”, u citua të thoshte Iman Shamsai nga agjencia e lajmeve ISNA.












Botërori 2026 
