Shkak bëhet ndryshimi i flamurit iranian

Ndeshja e tretë e grupit B, SHBA – Iran nuk është thjeshtë një 90 minutësh sportiv. Përballja ka marrë tashmë edhe ngjyra politike. Ka një përplasje mes Federatës Amerikane të Futbollit dhe Shtetit Islamik.

Në rrjetet sociale, kombëtarja kishte publikuar ndeshjet e botërorit, por në atë me Iranin që do të luhet këtë të martë amerikanët kanë ndryshuar flamurin e rivalit duke hequr simbolin e Allahut.

Siç e kanë shpjeguar më pas kjo është bërë vetëm për një herë në shenjë solidariteti me protestuesit në Iran, teksa flamuri Iranian shfaqet vetëm me ngjyrat e saj, jeshile, e bardhë dhe e kuqe. Është saktësuar se për këtë ndryshim të simbolit kombëtar të shtetit islamik, lojtarët nuk kanë dhënë asnjë mendim.

Por në mediat mbarë botërore thuhet se kjo mund t’i kushtojë shumë kombëtares amerikane, pasi Irani ka adresuar një ankesë në Komitetin e Etikës në FIFA për “mosrespektim të simboleve kombëtare” të Republikës Islamike.

Nëse Shtetet e Bashkuara do të konsiderohen fajtorë për deformim, kombëtarja e futbollit rrezikon deri në 10 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet e FIFA-s.

Tv Klan

/tvklan.al