Pyetet për koncensionin e sterilizimit në shëndetësi

E hëna ishte një ditë e gjatë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili për afro 9 orë dha shpjegime për koncensionin e sterilizimit përballë prokurorëve dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Për herët të parë nga nisja e hetimeve në dhjetor të 2019-ës, si një nga dosjet e para të Prokurorisë së Posaçme, ai doli para hetuesve për t’u përgjigjur pyetjeve që lidhen me procedurën e koncensionit 100 milionë dollarësh, rolin që ka pasur, korrespondencat dhe nevojën që kishte sistemi në vitin 2015 për dhënien me koncension të shërbimit.

Në përfundim të marrjes në pyetje, ish-ministri sqaroi se në çfarë cilësie ishte marr në pyetje.

“Jam thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes, që dihet që është ajo që po ndjek prokuroria, e sterlizimit, në këtë cilësi jam thirrur sot dhe kam dhënë përgjigjet e mia dhe shpjegimet të tjera para dy prokurorëve”.

Pyetjes nëse i trembej hetimit penal, iu përgjigj kështu:

A i druheni përgjegjësisë penale?

-Jo nuk i druhem fare.

SPAK ka marr në pyetje gjithashtu edhe ish zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe anëtarët e Komisionit te Vlerësimit të Ofertave. Ndërkohë hetimet po kryhen për dyshimet e “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkeljes së barazisë në tendera” dhe Korrupsionit pasiv”.

Tv Klan