Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm ishullin grek, Elafonissos, raportojnë mediat vendase. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 21 zjarrfikës me shtatë automjete si dhe një helikopter për të bërë shuarjen e flakëve. Të shumtë kanë qenë turistët që kanë parë flakët që përhapeshin me shpejtësi.

Kryetari i Komunës Elafonissos, Efi Roumani, ka folur për radion greke THEMA 104.6, ku është shprehur se zjarri është vënë në kontroll dhe asnjë jetë njerëzore nuk është rrezikuar.

“Kampet dhe hotelet në Elafonissos u evakuuan për shkak të zjarrit” ka thënë një zëdhënës i policisë së zonës. /tvklan.al