Kur ka mbetur më pak se një muaj nga starti i kupës së botës, organizata terroriste ISIS ka kërcënuar sërish të gjithë ata që do të jenë pjesë e këtij aktiviteti.

Terroristët kanë publikuar një fotomontazh me dy lojtarët me të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të cilët janë të shtrirë në një stadium  të mbushur me xhihadistë me fytin e prerë. Në foton e publikuar, shkruhet “gjaku juaj do të mbulojë tokën”. Në një tjetër poster, terroristët shkruajnë “Fitorja do të jetë e jona”.

Ka qenë agjencia kibernetike e Inteligjencës Sixgill, e cila mban nën mbikëqyrje ISIS, që ka bërë të ditur lajmin. Reagimi i organizatës terroriste vjen pasi po humbet terren në Siri dhe Irak. I ashtuquajturi Shteti Islamik ka kërcënuar edhe në të shkuarën me anë të fotomontazheve, ku Lionel Messi shfaqej pas hekurave apo ku Neymar ishte i marrë peng nga terroristët.

Kampionati Botëror do të zhvillohet në 11 qytete të ndryshme të Rusisë nga data 14 Qershor deri në 15 Korrik, dhe duket se hijet e terrorizmit do të shoqërojnë gjithë sportdashësit gjatë këtij kompeticioni.

Klan Plus