Pavarësisht armëpushimit, banorët shprehen të lodhur nga situata

Izraeli ka rihapur pikat kufitare për në Gaza pas një armëpushimi me grupin militant Xhihadi Islamik të ndërmjetësuar nga Egjipti që ndali shpërthimin më serioz të luftimeve rreth enklavës palestineze prej më shumë se një viti.

Të paktën 44 persona, përfshirë 15 fëmijë, u vranë në 56 orë dhunë që filloi kur sulmet ajrore izraelite goditën një komandant të lartë të Xhihadit Islamik.

Izraeli tha se kishte vepruar për të parandaluar një sulm të planifikuar nga grupi i mbështetur nga Irani. Qindra të tjerë u plagosën dhe disa shtëpi u shkatërruan në Rripin e Gazës. Militantët palestinezë hodhën më shumë se 1000 raketa drejt Izraelit, duke detyruar banorët e zonave jugore dhe qyteteve të mëdha, përfshirë Tel Avivin, të futen në vend-strehime.

Pavarësisht armëpushimit,  qytetarët duken të lodhur nga situata.

“Armëpushim apo jo,  për cfarë do të na shërbejë e gjitha kjo, , shtëpia u bombardua , na u prish. Kush do ta kthejë atë  në gjendjen e mëparshme, udhëheqësit kanë shtrënguar duart, kjo është dicka e mirë, por cfarë do të ndodhë me  njerëzit që humbën shtëpitë, që janë bllokuar tani, të afërm që humbën shtëpitë më parë, dhe tani përsëri.”

Ndërsa  një banor tjetër u shpreh i lumtur për armëpushimin dhe shprehu shpresën për paqe me Gazën, ai beson se ka pak shpresë për një ndryshim të rëndësishëm për shkak të luftimeve të fundit.

“Nuk ka asnjë ndryshim mes asaj që po ndodh  tani dhe asaj që ka ndodhur. Unë shpresoj se do të ketë paqe mes nesh dhe Gazës.”

Përveç dy komandantëve, zyrtarët izraelitë thanë se u vranë rreth 20 luftëtarë dhe u shkatërruan sasi të mëdha armësh antitank, si edhe objekte prodhimi dhe magazinimi raketash gjatë sulmeve të njëpasnjëshme.

Klan News