Skuadra e Gareth Southgate ka marrë katër pikë në dy ndeshjet e para kundër Serbisë dhe Danimarkës, por nuk ka arritur në lartësitë e pritura si një prej favoritëve para turneut.

Anglia arriti një barazim 1-1 ndaj Danimarkës dhe gjithashtu pati vështirësi gjatë pjesës së dytë të fitores 1-0 ndaj Serbisë.

Tre vjet më parë, Anglia arriti në finalen e Euro 2020 pasi barazoi 0-0 me Skocinë në Wembley dhe u barazoi pa gola me SHBA-të në Kupën e Botës 2022 përpara se të kalonin në çerekfinale.

Anglisë i duhet vetëm një barazim në ndeshjen e fundit në Grupin C kundër Sllovenisë për të garantuar kualifikimin. Fitorja do të sigurojë që ata të renditen në vendin e parë,

“Është i njëjti pozicion si më parë (në dy turnetë e fundit). Lojtarët e grumbulluar janë të qetë. Ne jemi të qetë dhe gati për sfidën e së martës” – u tha Jarrod Bowen gazetarëve të shtunën gjatë një konferencë për mediat.

Bowen: Disponimi nga ana jonë është vërtet i lartë. Ne përpiqemi të mos përfshihemi në botën e jashtme, sepse ajo që kemi  këtu është një grup vërtet i ngushtë,  jemi vërtetë të bashkuar. Jemi me katër pikë dhe ndoshta është standardi që kemi vendosur ne që njerëzit të presin që të merrnim dy fitore. Ne jemi ende në krye të grupit dhe ne jemi ende në kontroll të fatit tonë. Ne shkojmë në ndeshjen e së martës, e fitojmë atë dhe ne do të shkojmë në 1/16.

Bowen është futur si zëvendësues në të dyja ndeshjet hapëse dhe këmbënguli se ai ndihet ende në formë për të ndihmuar skuadrën pavarësisht 50 ndeshjeve të luajtura për klubin dhe kombëtaren këtë sezon.

Southgate në konferencë me kapitenin Kane disa ditë më parë tha se skuadra e tij duhet të përmirësohet dhe se lojtarët e tij përballen me lodhje fizike për shkak të një sezoni raskapitës me klubet e tyre.