Dubai më i preferuari nga shqiptarët

Gjithnjë e më shumë shqiptarët kërkojnë ta kalojnë jashtë vendit natën e ndërrrimit të viteve. Ky trend vihet re edhe këtë fundiviti, ku prenotimet për të festuar jashtë janë rritur ndjeshëm.

Aneo Hila:Këtë vit gjasat janë që do ta takoni komshiun atje ku do shkoni jashtë shtetit më shumë sesa brenda Shqipërisë. Shumë njerëz po udhëtojnë jashtë. Ka ikur ajo pjesa e turizmit patriotik, njerëzit ikin për komoditet.

Dubai mbetet një nga destinacionet e preferuara nga shqiptarët, por nuk mungojnë as kërkesat për kryeqytetet kryesore të Europës.

Aneo Hila: Këtë vit Dubai është në kërkesë të jashtëzakonshme, ndjekur nga qytetet kryesore të Europës, si Roma, Madrit, Barcelonë, Budapest, Pragë, Vienë.

Jashtë preferencave të shqiptarëve nuk mbeten edhe vendet e rajonit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Kroacia.

Aneo Hila: Shumë njerëz zgjedhin të ikin jashtë sepse gjejnë një komoditet më të konsoliduar, me hotelet që ofrohen vecanërisht në vendet me borë.

Për qytetarët që kanë vendosur të qëndrojnë brenda Shqipërisë, Korça mban vendin e parë si denstinacioni më i kërkuar për natën e ndërrimit të viteve.

Tv Klan