Qindra policë belgë protestuan në Bruksel

“Jemi lodhur nga kritikat e vazhdueshme”. Me këtë argument 350 oficerë të policisë belge protestuan në Bruksel. Disa me uniformë, te tjerë me maska, ata u mblodhën para gjykatës qëndrore në kryeqytetin belg, duke hedhur në tokë prangat dhe mjetet e tjera të punës në shenjë dorëzimi.

“Nuk jemi në Shtetet e Bashkuara, nuk është e njëjta gjë. Duhet të ndalojmë përgjithësimin dhe goditjen e vazhdueshme ndaj policisë”, tha njëri prej tyre.

Policia belge ndërkohë po heton një incident, në të cilin një deputete me ngjyrë në Parlamentit Evropian tha se ishte shtyrë dhe kapur nga katër oficerë policie pasi kishte filmuar efektivë të forcave të rendit duke ngacmuar dy të rinj me ngjyrë në Bruksel. Po policia në reagimin e saj mohoi përdorimin e dhunës në atë incident.

Policët janë vënë në shenjestër të dhunës së protestuesve në mbarë botën, menjëherë pas vrasjes së afroamerikanit George Floyd nga një polic i bardhë.

Demostratat kundër racizmit kapërcyen shpejt kufijtë amerikanë, duke u shtrirë në shumë vende europiane dhe botërore. Por kjo ka çuar në një ndëshkim kolektiv të policëve, të padrejtë sipas tyre, pasi siç thonë pjesa dërrmuese po bën një punë të mirë.

Tv Klan