Kërkon ta shesë mbi 42 milionë Dollarë

Jennifer Lopez ka vendosur të shesë rezidencën e saj ultraluksoze në Bel Air në Kaliforni. Ajo është vilë e jashtëzakonshme e projektuar fillimisht nga arkitekti ikonë Samuel Marx. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, këngëtarja kërkon ta shesë atë për shumë prej 42 milionë e 500,000 mijë Dollarë amerikan.

Shtëpia kryesore me dekorimin e saj të veçantë në stilin francez me gurë dhe dru përfshin nëntë dhoma gjumi, një kuzhinë me një zonë të integruar për mëngjes, një dhomë lojrash, një bibliotekë, një dhomë masazhi, një bujtinë që funksionon si palestër.

Ajo është veçanërisht e ndritshme dhe lejon një pamje të mrekullueshme të zonës përreth të shihet nga çdo pikë.

Këngëtarja e bleu atë në vitin 2016, ndërsa vetëm rinovimi i kushtoi rreth 28 milionë Dollarë.

Lajmi për shitjen e rezidencës vjen vetëm disa javë pas lajmit për marrëveshjen miliona dollarëshe të Affleck dhe Lopez me një rrjet të njohur kafenesh në Shtetet e Bashkuara Të Amerikës.

Tv Klan