Jennifer Lopez është fotografuar pa unazën e saj të martesës duke lënë të kuptohet kështu se kërkesa për divorc është thjesht çështje kohe.

Në muajt e fundit, çifti dikur i dashuruar janë fotografuar nga paparacët pa unazat e martesës dhe tani duket se do të vazhdojnë me divorcin e tyre pasi një përpjekje e fundit për pajtim dështoi.

Mësohet se ndarja nuk ka qenë miqësore pasi dyshja kanë ndërprerë kontaktet me njëri-tjetrin. Sipas TMZ, këngëtarja e “Love Don’t Cost A Thing” dhe ylli i  filmit “Gone Girl” kanë pushuar së foluri fare duke e bërë edhe më të vështirë për çiftin arritjen e një marrëveshjeje. Mësohet se ndarja më shumë ka zemëruar këngëtaren.

Artistja  është mërzitur për shkak se janë përfshirë fëmijët përkatës të çiftit.

“Janë pesë fëmijë të përfshirë në këtë. Ajo nuk e ka pranuar plotësisht se ka mbaruar,”-thotë një burim për tabloidin rozë “Page Six”.

Ajo ndihet e poshtëruar nga sjellja e aktorit , pasi ai ishte i pari që bëri lëvizjen për t’u ribashkuar dhe tani po prish martesën e tyre.

Përçarja mes dyshes ka filluar për shkak të pikëpamjeve të ndryshme për jetën. JLo i pëlqen të ndajë jetën e saj private më fansat e saj ndërsa Affleck dëshiron të jetë më privat.

Klan News