#JoVetëmModë #OrindaHuta #tvklan

Çfarë mbeti pa thënë nga “Policë për kokë”?

Pati skenë me puthje në film. Olsi Bylyku zbulon “vështirësitë”: Partneres i thashë pas xhirimit…

Filmi “Policë për kokë” ka bërë shumë zhurmë dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut ende pa u dhënë premiera për shkak të aktorëve në rolet kryesore Olsi Bylyku dhe Nik Xhelilaj.

Kamerat e emisionit “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan ishin në premierën e filmit për të fiksuar emocionet e para të aktorëve, para dhe pas shfaqjes në kinema të veprës për të cilën kanë punuar me orë të gjata edhe gjatë vapës së verës.

Olsi Bylyku i cili nuk ishte vetëm aktor, por edhe bashkëproducent i “Policë për kokë” ka treguar se në këtë film ai është munduar të sjellë më të mirën e tij pa pasur në mendje konkurrimin me filma të tjerë.

Olsi Bylyku: Të them të vërtetën jam për herë të parë si bashkëproducent, ka qenë një presion nga unë për të sjellë një produkt që nuk e kam përfshirë garën mes filmave, por kam dashur të jetë maksimumi im dhe maksimumi i stafit dhe mendoj se ka dalë një produkt top. Duke pasur parasysh gjithë fenomenet në atë film, besoj se është një film shumë i prekshëm për të gjithë shqiptarët. Besoj se gjithë suksesin filmi e ka te energjia që transmeton nga gjithë njerëzit që kanë punuar aty.

Pasi i fton të gjithë të shkojnë të shikojnë filmin e të bëjnë edhe kritika pasi kështu “Policë për kokë 2″ do jetë në nivel më të lartë, Olsi Bylyku ka ndarë me një nga momentet më të vështira të xhirimeve, që sipas tij ishte puthja me Sara Kolamin.   

Olsi Bylyku: Vështirësi ka pasur shumë se xhirimet kanë qenë në mes të vapës, por ja kemi dalë me sukses. Nga vështirësitë më të mëdha ka qenë puthja me Sarën. Këtë gjë po e them për herë të parë, partneres për puthjen me Sarën i kam thënë pasi është bërë xhirimi.

Gazetarja: Dhe çfarë tha ajo?

Olsi Bylyku: “Bravo të qoftë, si doli si xhirim”, kështu më tha. Se beson?

Altin Basha për aspiratën në politikë, profesionin, muzën

“Humbje kolosale!”, Altin Basha tregon për ndarjen nga jeta të babait: E ndiej shumë mungesën e tij

Altin Basha, prej pak kohësh i emëruar si drejtor i Teatrit Kombëtar, në një intervistë për “Jo vetëm modë”, ka ndarë për publikun planet e tij për sa i takon karrierës ,por po ashtu ka treguar edhe detaje nga jeta e tij personale. Ai ka treguar se prej bashkëshortes së tij i mungon shumë fakti që ajo nuk pikturon më dhe për këtë kanë shpesh debate.

I pyetur nëse është i lumtur, ai ka treguar se po, por nga ana tjetër ka thënë se nuk mund të jenë gjithmonë të gjitha gjërat në maksimum. Altin Basha ka treguar se viti i kaluar për të ka qenë shumë i lumtur nga ana e karrierës, por ka pësuar edhe një nga ato humbje që ndodhin veç një herë, ai ka humbur babain, e pa dyshim ky ka qenë një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij.

Orinda Huta: Je në një moment të lumtur të jetës tënde?

Altin Basha: Po, mund të them që po.  Nuk mund të thuash gjithmonë që jam i lumtur, gjithmonë ka diçka… Viti që kaloi ishte shumë i suksesshëm profesionalisht, por në jetën familjare patëm një humbje, që është nga ato humbje që ndodhin një herë në jetë. Normalisht nuk është e lehtë! Unë humba babin vitin që kaloi. Ishte humbje kolosale. E ndiej shumë mungesën e tij, por me moshën mësohesh të kuptosh se jeta ka ciklet e saj dhe asnjëherë nuk jemi të përgatitur për këto ngjarje. Gjithmonë e kam pasur në kokë diku, sepse nënën e kam humbur shumë herët. Unë jam një njeri që shikoj anën pozitive të gjërave, e di që diku atje më shikon është i kënaqur me punën time, më vjen keq që nuk patëm edhe pak kohë, por nuk janë çështje që njeriu mund ti zgjedhë.

Plane për t’u futur në politikë?! Altin Basha: Teatrin e kam pasur destinacion të jetës…

Prej pak kohësh drejtor i Teatrit Kombëtar, Altin Basha ishte i ftuar në një intervistë për emisionin “Jo  vetëm modë” në Tv Klan ku ka zbuluar për planet e tij të ardhshme.

I pyetur nga Orinda Huta nëse e shikon veten në Politik, regjisori është përgjigjur se për të teatri ka qenë destinacioni i jetës, por me kënaqësi do të jepte kontributin e tij në fushën artistike.

Orinda Huta: Pjesë të politikës e ke menduar ndonjëherë veten?

Altin Basha: Teatrin e kam pasur destinacion të jetës. Gjithmonë nuk kam dyshuar, nuk kam pasur zgjedhje të dytë në jetë për të bërë. Jam i lidhur me të. Sigurisht dora-dorës ti ke një lidhje me politikën…

Orinda Huta: Është një tjetër kontribut që mund të jepet në një lloj forme.

Altin Basha: Nëse do ishte në çështjet e kulturës me kënaqësi në çdo rast, eksperiencën që kam dhe përvojat që kam krijuar do doja sigurisht të ndihmoja në zhvillime teatrore. Ka një ndryshim mes asaj që kam bërë më parë, pra para se të bëhesha drejtor, që kur je pa përgjegjësi t’i mund të propozosh gjëra dhe të bësh presionin e duhur që idetë e tua të dëgjohen, por kur të jepet mundësia ti bësh,duhet të dëshmosh që je në gjendje t’i bësh.

U emërua drejtor i Teatrit Kombëtar, Altin Basha: Dikur do e kisha pritur me më shumë pasion

Altin Basha është tashmë prej disa kohësh drejtori i Teatrit Kombëtar.  Ai është regjisor i shumë shfaqjeve dhe prej 25 viteve ka qenë pedagog në Universitetin e Arteve I ftuar në “Jo vetëm modë” në Tv Klan ai ka treguar paska mbi këtë eksperiencë të re si drejtor i Teatrit Kombëtar, ka ndarë mendimin e tij për polemikat e shumta lidhur me ndërtimin e teatrit të ri, si dhe ka ndarë planet e tij si drejtues i këtij institucioni.

Orinda Huta: Më trego pak për të gjithë këtë eksperiencë dhe për më tepër në të gjithë projektimin tënd si regjisor e kishe menduar këtë ditë?

Nuk mund të them që nuk e kisha menduar, por ka ardhur në formë të natyrshme dhe në një moment kur eksperiencat dhe përvojat e mia ishin ezauruar në të gjitha format e tjera që ekzistojnë në Shqipëri. Pra si pedagog, si themelues i kompanisë së parë teatrore të pavarur, si drejtues i një institucioni eksperimental, që ishte Teatri Kombëtar Eksperimental, si regjisor shfaqjesh private dhe televizive. Është një përvojë e re sepse Teatri Kombëtar ndryshon nga ai Eksperimental që unë kam drejtuar më parë, por edhe me teatrot me të cilët kam punuar.

Orinda Huta: E konsideron të vonuar këtë  vendim?

Altin Basha: Jo, nuk mund ta them, dikur do e kisha dëshiruar me shumë më tepër pasion. Tani e konsideroj një gjë të natyrshme.

Orinda Huta: Jemi në një periudhë nga shembja e Teatrit, ka shumë polemika e njerëz që akuzojnë. Të  ka shqetësuar kjo?

Altin Basha: Për një kohë më ka shqetësuar opinioni i disa individëve, por ti mësohesh të kuptosh se  peizazhi kulturor dhe shoqëror ushqehet me këto akuzat e vogla dhe individuale që njerëzit përpiqen t’i kthejnë në opinione dhe perceptim. Unë karrierën time e kam ngritur me shumë mund dhe profesionalizëm, qëndrimet e mia janë bazuar pikërisht mbi këto parime, jo mbi qëllimin personal.

Orinda Huta: Të kanë mërzitur?

Altin Basha: Padyshim, kanë lënë shenjën e tyre, por më beso që e rëndësishme ka qenë përfundimi i këtij procesi.  Në momentin kur Teatri i ri Kombëtar nisi punimet, sigurisht kur të jetë i ndërtuar do jetë përfundim i këtij procesi. Për mua i rëndësishëm është qëllimi jo rruga. Në shtetin shqiptar pas 80-70 vite polemikash po ndërtohet një teatër i ri i cili do i përgjigjet më mirë të gjitha dinamikave që koha kërkon. Nuk do ndërtohet vila ime aty, as dyqane as kullë, aty do jetë një teatër që do u shërbej të gjithëve.  Ne kemi një detyrim ndaj të ardhmes së këtij vendi që artistët e rinj të gjejnë kushte më të mira, të gjejnë hapësira më të bollshme për të shprehur artin e tyre. ai teatër i shërben edhe këtij fakti. Kjo duhet të ngacmojë edhe cilësinë artistike, sallat nuk përcaktojnë nivelin e shfaqjeve që realizohen. Kjo është një detyrë tjetër e imja që është shtuar me pozicionin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Blerina Bombaj e nisi në ambient me plastmas, sot një agroturizëm i preferuar