Juventus u ndal në javën e nëntë të Serie A. Skuadra e Allegri barazoi 1 – 1 me Genoa të shtunën në Torino. Juve dominoi lojën në pjesën e parë me Cristiano Ronaldo që realizoi. Ky është goli numër 400 për të në ligat kryesore në Europë, një rekord.

Pas pushimit Genoa krijoi rastet e saj dhe Bessa barazoi rezultatin në mesin e pjesës së dytë. Kjo ndalesë i dha mundësinë Napoli të afrohet, pas fitores 3 – 0 me Udinese. Diferenca mes Juventus dhe Napoli tani është 4 pikë.

Më herët të shtunën Roma dështoi përballë Spal. Ekipi kryeqytetas u mund 2 – 0 në “Olimpico”. Spal nuk lejoi gol edhe pas daljes nga fusha të portierit Savic me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 75’ për protesta. Të dielën në “San Siro” do të luhet takimi më i rëndësishëm i javës në Serie A, derbi Inter – Milan.

Tv Klan