Gjeorgjiani Kelekhsashvili festë për herë të tretë radhazi

Levan Keleksashvili i Gjeorgjisë siguroi titullin e tij të tretë radhazi. Në Kampionatit Botëror të Mundjes në Plazh. Në turneun e mbajtur në Konstancë të Rumanisë, ai mundi Ramiz Hasanov nga Azerbajxhani. Gjeorgjiani ishte efikas në plazhin e Mamaia, duke triumfuar me shifrat 5-2. Rezultat që u vendos vetëm në 24 sekondat e fundit, me Keleksashvili që ruajti titullin e tij prej kampioni.

Performanca më mbresëlënëse erdhi nga Mimi Nikolova Hristova e Bullgarisë, e cila fitoi titullin deri në 70 kg për femra, duke mundur bashkatdhetaren Sofiya Hristova Georgieva. Iu deshën vetëm 9 sekonda në raundin tre minutësh që Mimi të Hristova të triumfonte. Në kampionatin Botëror të mundjes në Plazh morën pjesë mbi 120 atletë nga 19 kombe.

Klan News