Një nga reality show-t më të mëdhenj në Amerikë, “Keeping Up with The Kardashians”, vijon të thyejë rekorde shikueshmërie kjo për vetë faktin edhe të personazheve që ndërveprojnë aty.

Tanimë motrat Kardashian–Jenner do t’i shkojmë edhe në një platformë tjetër. Seriali do të transmetohet edhe në Netflix duke nisur nga 1 Qershori.

Ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e Netflix në Twitter, ku zbulohet se do të transmetohen dy sezonet e para, kur motrat nuk ishin aq të famshme sa sot.

“Keeping up with The Kardashians” ka zhvilluar tashmë 18 sezone. Sezoni i parë nisi transmetimin në vitin 2007, kur Kim Kardashian ende nuk ishte bashkëshortja e Kanye West.