Kohët e fundit mediat rozë kanë supozuar se këngëtarja Nicki Minaj është shtatzënë. Kjo pas një fotoje të publikuar së fundmi që është realizuar gjatë xhirimeve të klipit Trollz në bashkëpunim me reperin Tekashi, ku ajo duket më e shëndoshë se zakonisht.

Fansat e saj vunë re barku i Nicki ishte më i rrumbullakosur. Nga ana tjetër Nicki nuk e mohuar dëshirën për t’u bërë nënë. Pas publikimit të këngës “Zanies and Fools” në bashkëpunim me Chance The Rapper, Nicki në një pjesë u shpreh se është fejuar dhe do të bëhet mami.

Nicki Minaj dhe partneri Kenneth Petty u martuan në tetor të 2019-s.  Kënga “Trollz” është kënga e parë hip-hop e cila aktualisht ka më shumë se 53 milion shikime në Youtube brenda 24 orëve.  Pamja  ekstravagante e këngëtares ka tërhequr jo pak vëmendjen në rrjet pasi ajo del toples në disa momente.

Klan Plus