Moska nuk ka ndërmend të ndalë furnizimin me gaz

Moska ka konfirmuar se udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko nuk ishte konsultuar me autoritetet e Kremlinit përpara se të paralajmëronte mundësinë e ndalimit të kalimit të gazit rus drejt BE-së. Rusia garantoi blerësit europiane të gazit të saj se ishte një eksportuese e besueshme që përmbush detyrimet e saj ndaj këtyre konsumatorëve.

Mijëra refugjatë të parregullt nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Afganistani janë duke pritur për katër ditë në kufirin polako-bjellorus, duke u ankuar për të ftohtin dhe mungesën e ushqimit. Autoritetet polake mobilizuan më shumë se 12,000 trupa ushtarake në kufi.

 Zv.presidenti i Komisionit Europian Margaritis Schinas përshëndeti vendimin e autoriteteve turke të aviacionit për të kufizuar trafikun ajror në Bjellorusi, në përpjekje për të bllokuar fluksin e emigrantëve drejt Minskut. “Ne duhet të ndërtojmë dhe po e bëjmë një koalicion ndërkombëtar kundër përdorimit të njerëzve si pengje politike”, tha ai. Ai shtoi se emigrantët e ngecur në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë “po shiten nga kontrabandistët“, duke theksuar se “kjo nuk do të lejohet të vazhdojë“.

BE tha më herët se Turkish Airlines, një nga transportuesit kryesorë ndërkombëtarë që fluturon për në Minsk, kishte rënë dakord të pezullonte shitjet e biletave me një drejtim për udhëtarët e Lindjes së Mesme që kërkojnë të arrijnë në Europë përmes Bjellorusisë.

Klan News