“Kampionati nuk do të nisë më 12 shtator”

Ekipet e Superligës janë të vendosur në kërkesat e tyre për ndryshimin e ligjit të sportit, duke konfirmuar bojkotin e kampionatit deri në plotësimin e tyre. Përfaqësuesit e 9 klubeve e diskutuan edhe një herë këtë çështje në Minsk.

Klubet e Superligës kërkojnë që të ulet TVSH në masën 6%. Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.

Tw miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin. Në deklaratën e tyre klubet kërkojnë mbështetje dhe ftojnë qeverinë në bisedime, ndryshe do të ketë edhe protesta.

Federata Shqiptare e Futbollit përcaktoi 12 shtatorin si nisjen e kampionatit madje hodhi edhe shortin, por mesa duket starti do të vonojë.

Tv Klan