Dhe pse është arritur dakordësia për draftin e reformës zgjedhore, disa deputetët të PS dhe PD shprehin rezerva. Ata kërkojnë lista 100% të hapura. Një tjetër propozim, është që asnjë nga anëtarët e grupit të dialogut të mos jetë në vendet e sigurta të vendosura nga kryetari i partisë.

Ka nga ata që kërkojnë rikthimin e sistemit mazhoritar.

Por pavarësisht këtyre qëndrimeve, ata pranojnë se do të votojnë draftin në respekt të vullnetit politik. Kjo është seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar që pritet të zgjasë deri të premten, ku dhe do të votohem ndryshimet e dakordësuara në Kodin Zgjedhor.

Anëtarët socialistë dhe demokratë të grupit të dialogut vendosën që lista e kandidatëve të jetë 1/3 e hapur. Nëpërmjet kësaj formule, partitë politike do të shkojnë me dy lista, ku do të jenë emrat e kandidatëve në vendet e sigurta dhe të tjerët do i nënshtrohen votës preferenciale.

Palët politike u dakordësuan të tërhiqin formulën e herësit, që fillimisht u propozua të zbresë në 7 mijë vota. Grupi i punës ra dakord edhe për votën e diasporës. Ata që janë me banim jashtë vendit duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe të paraqesin dokumentet në një adresë të saktë. Votimi do të bëhet me postë dhe votat do të numërohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Klan News