Shqipëria mbetet e katërta në grupin kualifikues të Botërorit

Kombëtarja e femrave e humbi me rezultatin 2–0 takimin në fushën e Polonisë i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2023. Vajzat kuqezi përballuan presionin e polakeve për 40 minuta ku pësuan edhe golin e parë me penallti në sfidën e luajtur të martën.

Në pjesën e dytë, Shqipëria u përpoq të rrezikonte më shumë duke krijuar 2 raste shënimi me Krasniqin dhe kapitenen Doçi. Polonia shënoi sërish në minutën e fundit të kohës së rregullt. Pas 4 takimesh Shqipëria renditet e katërta me 4 pikë.

Tv Klan