Fiton 5 – 0 takimin kualifikues të Botërorit

Kombëtarja e femrave fitoi me rezultatin 5 – 0 takimin kualifikues të Botërorit me Armeninë i luajtur të enjten në Tiranë.

Vajzat kuqezi arritën suksesin me golat e realizuar nga Doçi, Hamidi dhe Lufo.

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Armir Grima shkon në kuotën e 4 pikëve pas 3 përballjesh. Ndeshja e radhës do të jetë më 26 tetor në fushën e Polonisë.

Tv Klan