Të pajisen me NIPT ato që janë Sh.A

Pas një hetimi 2-vjeçar në sektorin e Arsimit të Lartë, Autoriteti i Konkurrencës ka lënë disa detyra dhe rekomandime për Ministrinë e Arsimit dhe universitetet private në vend.

Përmes këtij vendimi të muajit Shtator, Autoriteti i Konkurrenës e detyron çdo universitet private që të ndajë llogarinë e tij ekonomike me një NIPT të veçantë nga bizneset apo fondacionet që e kanë krijuar dhe e financojnë atë. Ky detyrim duhet të përmbushet prej tyre deri në muajin Mars të 2021-shit.

Gjithashtu të gjitha Institucionet e Larta Arsimore, publike apo private, rekomandohen që të bëjnë transparente fondet e përdorimit në faqet zyrtare, tarifat e studente dhe fondet për kërkim shkencor për çdo vit akademik.

Një nga rekomandimet kryesore që Autoriteti i Konkurrencës i adreson Ministrisë së Arsimit është që për liçensimin e subjekteve të tjera private të kërkojë opinionin e këtij institucioni.

Po ashtu ky autoritet kërkon nga ministria që të kryejë një studim të plote të tregut para fillimit të çdo vitit shkollor. Kjo në mënyrë që hapja e programeve të reja të reja studimit të balancojë kërkesën dhe ofertën e tregut të punës.

Ndërsa deri në Shtator të 2021-shit Ministria e Arsimit duhet të hartuar dhe propozuar kuadrin e nevojshëm ligjor për burimet e financimit të Institucioneve të Larta Arsimore private në vend.

Tv Klan