4 studio projektuese ndërkombëtare prezantuan projektet e tyre për ndërtimin e Automotoparkut të parë shqiptar që do të ngrihet në Krastë të Elbasanit.

Të gjitha kompanitë në garë kanë marrë pjesë më parë në projektimin e mbi 200 pistave automotosporti në botë.

Kryeministri dhe Ministrja e Infrastrukturës e cilësojnë këtë projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin, jo vetëm të zonës së Krastës, ku do të ndërtohet por gjithë vendit.

Belinda Balluku: Kjo nuk është një pistë, ky është një element i rëndësishëm i cili do t’i zhvillojë më shumë turizmin në Republikën e Shqipërisë për të sjellë këtu njerëz nga e gjithë bota.

Edi Rama: Për t’i hapur rrugë një epoke të re, për të fuqizuar më tutje ekonominë tonë, për të fuqizuar më tutje imazhin tonë.

Projekti po asistohet dhe nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, Presidenti i të cilës, Jean Tod përshëndeti konkursin përmes një videomesazhi.

“Kjo është një ëndërr që po bëhet realitet për të gjithë ju. Shpresoj që projekti t’i hapë rrugë mundësivë të shkëlqyera përfshirë edukimin dhe trajinimin për sigurinë rrugore”, tha ai.

Punimet për automotoparkun e parë shqiptar pritet të nisin brenda verës së këtij viti dhe parashikohet të zgjasin 3 vjet.

Si pjesë e këtij investimi, parashikohet të ngrihet dhe muzeu i parë “Retro”, pista e parë e garave auto-moto të certifikuar nga FIA dhe struktura të tjera shumëfunksionale buzë shëtitores së re, për pedalim dhe sporte të tjera. E gjithë gjurma e motoparkut është 600 mijë metra katrorë.

Tv Klan

/tvklan.al