1200 kandidatë për të zënë një vend në bankat e Fakultetit Ekonomik kanë provuar sot për 5 orë njohuritë e tyre në tezat tepër sekrete, në degët financë, biznes dhe ekonomik. Prej tyre do të pranohen 540 studentë. Rezultatet do të shpallen ditën e dielë për të pritur ankesat dhe të hënën publikohet lista përfundimtare.

Sot kanë konkuruar kandidatë edhe në degët gjuhë-letërsi dhe biologji-kimi. Konkurset janë zhvilluar në masa të rrepta të Policisë dhe të personelit të fakulteteve. Ministri i Arsimit Et’hem Ruka dhe rektori Marenglen Spiro kanë vëzhguar zhvillimin e konkurseve nëpër fakultete./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame