Do ndeshet me vendin e 8 të Superiores

Korabi do të luajë me vendin e tetë në Superiore në sfidën që do të caktojë se cili ekip do të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

Skuadra dibrane fitoi me rezultatin 2 – 1 takimin me Flamurtarin i zhvilluar të dielën.

Në fund të sfidës pati tension pas shënimit të golit që vendosi sfidën ku nuk munguan dhe kartonët e kuq.

Nga Kategoria e Parë kanë siguruar ngjitjen në Superiore Skënderbeu dhe Dinamo.

Tv Klan