Vendasit vuajtën presionin e dardanëve

Kosova është duke barazuar me Izraelin në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2024.

Presioni i ushtruar ndaj izraelitëve solli autogolin e kapitetit të skuadrës vendase Eli Dasa.

Në pjesën e dytë, Milot Rashica shënoi për Kosovën por goli i tij u anulua për prekje të topit me dorë nga ana e sulmuesit.

Në minutën e 56-të, izraelitët barazuan me Dor Perec.

Të martën, Kosova do të presë në Prishtinë Andorran. Mendohet një ndeshje më e lehtë për dardanët.

Në grupin I të kualifikueseve të Europianit bëjnë pjesë edhe Rumania, Zvicra dhe Biellorusia. Ndeshja mes këtyre dy të fundit përfundoi 5-0 me Zvicrën. Një prej golave u shënua nga kapiteni Granit Xhaka.

Klan News