Mbyllen dyqanet dhe lokalet pas orës 21:00

Pas rritjes së ndjeshme të të prekurve me Covid19 në Kosovë është mbledhur Komiteti për vlerësimin e situatës me pandeminë ku janë propozuar masa të reja.

Qendrave tregtare u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit, gjithashtu edhe gastronomisë pos shërbimit merr me vete.

Ndërsa pritet reduktim i stafi në nivel qendror dhe lokal si dhe pezullohen seminaret. Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 60 vjeç lirohen të paraqiten në punë. 

Ligjëratat në fakultet do të  mbahen online kurse provimet dhe ushtrimet sipas rekomandimeve. Institucionet që do të zhvillojnë punën me kapacitete të plota janë të shëndetësisë dhe sigurisë. 

Tv Klan