Haxhiu: Reformë në sistem, pa prekur standardet europiane

Qeveria e Kosovës po planifikon që të rrisë buxhetin për institucionet e drejtësisë.

Në seminarin e Rose-Roth, të Asamblesë Parlamentare të NATO-s,  që u mbajt në Prishtinë  me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor” ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se me shtimin e buxhetit institucionet e drejtësisë do të kenë mundësi të luftojnë korrupsionin dhe veprat e tjera kriminale.

Ka përmendur edhe procesin e vettingut për institucionet e drejtësisë. U përmend fakti se Forca e Sigurisë së Kosovës është ndërtuar sipas standardeve Evropiane.

Seminari ka zhvilluar punimet që nga dita e shtunë, ku krerë të shtetit kanë kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Tv Klan

/tvklan.al