Nënkryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe anëtari i kryesisë së organizatës politike OMONIA deklaroi se veprimi i kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule, për t’iu bashkuar koalicionit parazgjedhor me Partinë Socialiste është i pamoralshëm, kjo pikërisht prej faktit pasi sipas tij bashkëqeverisja për këtë 4-vjeçar me mazhorancën e djathtë ka rezultuar e suksesshme.

Kosta Barka: “Në vlerësimin e bashkëpunimit të deritanishëm që kemi patur me Partinë Demokratike duke qenë një bashkëveprim shumë i efektshëm dhe duke respektuar njëri-tjetrin mendoja se duhet të ishte më i efektshëm dhe në vazhdimësi të, edhe i moralshëm mund të them që të vazhdonte. Janë plotësuar gjatë gjithë 4-vjeçarit besoj kërkesat si në nivelin e investimeve, ashtu edhe në plotësimin e detyrimeve të niveleve të tjera. Pavarësisht se në shumë raste spekulohet edhe me të drejtat e minoriteteve ne këtu, nuk është në interes të tyre dhe do ta them, do ta cilësojmë edhe do të na mirëkuptojnë të gjithë që, por ndoshta ligji elektoral, ndoshta interesa të veçanta të të tjerëve, të cilët kanë shtyrë të organizohet ky mekanizëm, i cili duket sikur është demokratik. Në fakt është diçka vetëm e stisur. Është një veprim jo dhe i moralshëm”.

Sipas zotit Barka ky bashkim me koalicionin e majtë opozitar, i reklamuar nga kryetari Dule, është në shkelje të plotë me votën e vetë anëtarëve të kryesisë së Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, duke e cilësuar atë si një show të orientuar politikisht.

Kosta Barka: “Në kryesinë e OMONIA-s dje u votua në qoftë se nuk do të kishim një bashkëpunim me, vazhdimësisë me Partinë Demokratike të dilnim të pavarur, edhe po të flasim numerikisht janë shtatë vota për të dalë të pavarur dhe pesë vota për të bërë koalicionin me partitë e tjera. Në fakt sot në mbledhjen, po themi të kryesisë së Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk u respektua kjo. Nuk u respektua as vendimi i këshillit të, i kryesisë së OMONIA-s, i cili besoj që OMONIA është e fshehtë, është një nga organizatat kryesore që mbështet. Është dhe baza e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kjo për mua është një tregues mosmirënjohjeje, një veprim jo i moralshëm dhe jo në interes të komunitetit dhe të minoriteteve, të cilat përfaqësohen me këtë parti”./tvklan.al