“Është kundër integrimit në BE”

Në qoftë se nuk votohen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi euro-integrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

E për këtë Kryeministri Dimitar Kovaçvski tha se për herë të parë vetoja për Maqedoninë e Veriut tani më  nuk vjen nga jashtë, por mund të vijë nga brenda, nga partitë politike që në mënyrë deklarative thonë se janë pro integrimit, por historikisht kanë dëshmuar se janë kundër

“Nëse deri më tani vetoja për Maqedoninë e Veriut për integrimet euroatlantike vinte nga jashtë, sot për herë të parë vetoja mund të vijë nga brenda nga partitë politike që në mënyrë deklarative thonë se janë pro integrimit dhe historikisht kanë dëshmuar se janë kundër”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV.

Kovaçevski i bëri thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të thotë se cila është agjenda e Maqedonisë, sepse qytetarët kanë kohë që kanë vendosur që alternativa e vetme për vendin është hyrja në Unionin Evropian.

Klan Macedonia